Kandidatët e PD dhe PS janë në linja të kundërta
16/03/2005 Bamir Topi
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Bamir Topi, tha dje se kandidaturat e PS-së për Tiranën, ashtu sikundër vetë Kryeministri janë përfshirë në afera të dyshimta korruptive. Topi tha se kandidaturat e së majtës nuk mund të krahasohen me kandidaturat e opozitës për sa i përket integritetit të tyre moral. "PD dhe PS janë në dy linja totalisht të kundërta. Për sa i përket seleksionimit të kandidaturave, nga njëri krah është mentaliteti i përzgjedhjes së tyre me integritet moral, që është më kryesorja, me forcë karakteri dhe të papërfshirë në afera korruptive. Ndërsa, linja e Nanos është për të futur në lojë njerëz, që aktualisht okupojnë poste shumë të rëndësishme të institucioneve, që janë marrë shumë në analizë nga institucionet e Kontrollit të Shtetit shqiptar dhe ato ndërkombëtare", tha Topi. Vetë nënkryetari i Partisë Demokratike mendohet të jetë një kandidaturë e mundshme në zgjedhjet e ardhshme në kryeqytet, ku do të jenë dhe Besnik Mustafaj, Spartak Ngjela, Edi Paloka apo Shaban Memia. Ndërkohë, për sa i përket pjesës tjetër të konkurrentëve në kryeqytet, ata pritet të jenë anëtarët e Komitetit të Orientimit të Politikave, si Edmond Leka, Elida Reçi etj. Gjithsesi, Tirana është dhe vendi ku pritet që lufta elektorale 2005 të bëhet dhe më e ashpër, dhe natyrisht dhe surprizat pritet të jenë më të shumta. Gjithsesi, lista e kandidaturave të PD-së, si dhe emrat që do të përballen në zgjedhje, pritet të publikohet e plotë pas zhvillimeve të Kuvendit Kombëtar të kësaj partie. Vetë kreu demokrat, Berisha, është treguar i rezervuar dhe i përmbajtur në hartimin e listës së mazhoritarit, me qëllim për të shmangur debatet apo kundërshtimet që mund t'i vijnë nga baza e partisë.