Nano nuk raporton në komision hetimor
16/03/2005 Parlamenti nuk ka pranuar që të shtyjë afatin e punës së komisionit parlamentar për prokurimet dhe tenderat e ministrive. Gjatë seancës së zhvilluar dje në Kuvend socialistët kanë hedhur poshtë propozimit për të thërritur në komision dhe Kryeministrin Fatos Nanon. Kryetari i Kuvendit ka sqaruar mbi këtë çështje se ligji parashikon që për raste të tilla në komisionet e posaçme përgjigjet sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe jo Kryeministri. Ndaj, socialistët me shumnicë votash kanë hedhur poshtë shtyrjen e afatit të punës së komisionit, duke e cilësuar të panevojshëm. Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit Hetimor, Ilir Bano dhe nënkryetari i komisionit, Mezan Malaj, kanë përshëndetur punën e bërë gjatë tre muajve. Gjithashtu dhe Kuvendi ka pranuar propozimin për të ngritur një komision parlamentar, i cili do të monitorojë përgatitjen e zgjedhjeve parlamentare në vend. Komisioni pritet të ngrihet javën e ardhshme, pasi në seancë vendimi u mor në parim mes forcave politike.