Kandidatët e PD në varësi të aleatëve

22/04/2005 Partia Demokratike zhvillon mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar
Berisha: "Platforma jonë ka në qendër të saj ngritjen e një shteti social“
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka kërkuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar që të mbështesin kandidatët për deputetë, të caktuar nga kryesia e partisë. Burime nga Këshilli Kombëtar shprehen për “Metropol” se kreu demokrat nuk ka bërë publike listën e plotë të deputetëve që do të kandidojnë nën siglën e PD-së, duke u shprehur se shpallja e kandidaturave është dhe në varësi me aleancat që do të krijohet me partitë e tjera. Burimet shprehen se kryetari i PD-së, u kërkoi anëtarëve të këtij forumi që, pavarësisht se janë në fund të mandatit të tyre, të mbështesin kandidaturat e paraqitura dhe t’i lënë mënjanë qejfmbetjet. Berisha ka pranuar që këto zgjedhje janë ndër më të vështirat e këtyre 15 vjetëve dhe ka sjellë në vëmendje të anëtarësisë domosdoshmërinë e koalicioneve me partitë e tjera.
Kandidatët
Lëvizjet e kandidatëve dhe përcaktimi i tyre direkt nga kryesia qendrore duket se nuk kanë kaluar pa debat mes anëtarësisë dhe strukturave në bazë. Burimet shprehen se kjo është dhe një nga arsyet se përse kreu demokrat nuk po vendos për të bërë publike 100 emrat, me të cilët PD do të garojë në zgjedhjet e verës. Një arsye tjetër është se publikimi i emrave përpara kongresit do të ndizte akoma më shumë konfliktet brenda bazës. Burime në PD shprehen se kreu demokrat nuk do t'i paraqesë këto emra as gjatë zhvillimeve të Kuvendit Kombëtar, duke preferuar një kohë tjetër më të përshtatshme, pasi të kenë mbaruar zgjedhjet në parti. Të njëjtat burime thanë se publikimi i emrave përpara Kuvendit, të cilat në shumë raste nuk përputhen me propozimet e ardhura nga baza rrezikon të lërë pa mbështetje kandidatët. "Pasi të jenë zgjedhur forumet e reja, të jenë sheshuar mosmarrëveshjet, si dhe të jenë studiuar mirë lëvizjet e kundërshtarit, atëherë lideri demokrat do të vendosë për bërjen prezent të emrave të kandidatëve në të 100 zonat elektorale. Deri atëherë do të vazhdohet me praktikën e ndjekur deri tani, pra me prezantime sporadike", thanë burimet.
Platforma
Lideri i PD-së në fjalën e tij përpara anëtarëve të Këshillit Kombëtar ka shpalosur dhe një pjesë të platformës të PD-së në rast se fiton zgjedhjet. Sipas kreut demokrat, në epiqendër të saj strategjia e Partisë Demokratike ka ngritjen e shtetit social dhe barazinë e konkurrencës. “Platforma jonë që i paraqes Kuvendit ka si shtyllë kryesore lirinë. Garantimin dhe zgjerimin e saj, shfrytëzimin e pasurive të saj, lirinë e besimit, shprehjes iniciativën e lirë, shance të barabarta, konkurencën e lirë. Projekti ynë që i paraqitet kuvendit të partisë, që i paraqitet zgjedhësve shqiptarë është projekti i reformave më të thella që synon nxjerrjen e shqiptarëve nga ferri i varfërisë dhe mjerimit. Shkëputjen e tyre me shpejtësi nga varfëria, punësimin e shqiptarëve dhe bllokimin e spastrimit të kombit nga njerëzit që ndodh për shkak të papunësisë”, tha Berisha. Sipas tij, në politikën e jashtme, PD-ja synon ndyshimin e imazhit në sytë e ndërkombëtarëve, si dhe integrimin e vendit në BE dhe NATO.
Çfarë pritet të përfitojnë partitë nga koalicioni me opozitën
PDR
Nga koalicioni me Partinë Demokratike, reformatorët e Pollos kanë mundur të marrin tre zona të lira elektorale në Shkodër, ku do të kandidojë Nard Ndoka, në Durrës do të kandidojë Ferdinant Xhaferri dhe në Tiranë do të kandidojë Luftim Ahmetaj. Ndërkohë që PDR-së do t’i jepet dhe mbështetja në proporcional.
PBL
PBL shpreson që nga koalicioni me PD-në të marrë 2 zona të lira elektorale si dhe mbështetje në sistemin proporcional. Burime në PD shprehen se deri më tani nuk janë mbyllur ende bisedimet me këtë parti, por pas përfundimit të punimeve të Kuvendit Kombëtar të PD-së pritet që liberalëve t'u jepet një përgjigje më konkrete.
PR
Partia Republikane nga bashkëpunimi me demokratët ka siguruar të paktën katër mandate deputetësh. Akoma nuk është vendosur mbi formulën e bashkëpunimit me partinë më të madhe të opozitës, por duket se republikanët kanë qenë më të qartë në kërkesat e tyre. Bisedimet vijojnë akoma.