E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidatët e PD-së në Kukës: kërkojmë votën thuaj pasi i kemi mbajtur premtimet

Askush nuk e mendonte se 4 vjet më parë Kukësi do të kishte një universitet me diplomë të UT-së, ndaj kërkojmë sërish votën për të vazhduar ndryshimin. PD i  ka mbajtur premtimet që mori para shiptarëve në vitin 2005- kështu i është drejtuar dje kandidati për deputet i PD për  qarkun e Kukësit, Fatos Hoxha, banorëve të  zonës së Malziut, në rrethin e Kukësit. “Premtuam energji elektrike 24 orë, pak e besuan, por ka dy vjet e gjysmë që është bërë realitet në gjithë Shqipërinë, rritëm investimet në arsim futëm internetin në çdo shkollë”- tha Hoxha. Ai i siguroi banorët se investimet do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm duke përmendur fillimin e shpejtë të punimeve për rrugën në drejtim të Hasit e Shishtavecit, ndërsa është në përfundim puna për lidhjen me rrugë bashkëkohore të Kukësit me Peshkopinë. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›