E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahia në Shijak: Do të rrisimin fondin e shpërblimit për çdo lindje

Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia, premtoi në Shijak, se “do të bëjmë të mundur rritjen e fondit të shpërblimit të familjeve për çdo lindje, si dhe shpërblimin e familjeve që kanë shumë fëmijë”. Zyra e shtypit e PLL-së bëri të ditur sot se duke u ndalur në politikat sociale të PLL-së, Spahia tha se "do të luftojmë shfrytëzimin e fëmijëve për punë nëpërmjet kontrolleve sistematike, si edhe stimulimin e të rinjve me programe edukative, kundër përdorimit të lëndëve narkotike”. Në vazhdim të turit të tij elektoral në Shijak kryelegalisti Spahia prezantoi edhe dy kandidatët për deputetë të kësaj partie, Artan Kurti dhe Arben Mera.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›