Topalli: Në katër vitet e ardhshme procedura më të lehtësuara për hapjen e bizneseve të reja

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, takohet me banorë dhe sipërmarrës privatë në komunat e Shkodrës
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli njëkohësisht nënkryetare e Partisë Demokratike garantoi se "në 4 vitet e ardhshme do të bëhet më shumë për të lehtësuar procedurat për hapjen e bizneseve të reja". Zyra e shtypit pranë Kuvendit bëri të ditur sot, se në vijim të fushatës elektorale, Kryetarja e Kuvendit u takua me banorë dhe sipërmarrës të disa komunave në Shkodër, ndërsa përuroi edhe fillimin e punimeve të rrugës në fshatin Nenshat, komuna Hajmel, duke premtuar rritjen e investime në infrastrukturën e çdo komune. "Kemi votuar më parë për PS-në, por duke parë transformimet e fshatrave dhe seriozitetin e punës së qeverisë aktuale, vota jonë do të shkojë për Partinë Demokratike", u shprehën banorët gjatë takimit me Kryetaren e Kuvendit. Ata vlerësuan mbështetjen e qeverisjes së djathtë për fermerët, e cila ka sjellë një rritje të prodhimit bujqësor, por mbi të gjitha një rritje të mirëqenies për fëmijët dhe familjet e tyre. Një fabrikë e suksesshme fasonerie, ishte ndalesa tjetër e Kryetares së Kuvendit. Zonja Topalli vizitoi repartet e kësaj fabrike, një biznes i hapur vitet e fundit, ku janë punësuar rreth 350 punonjës kryesisht gra. Duke vlerësuar këtë sipërmarrje, Kryetarja Topalli garantoi se në katër vitet e ardhshme do të bëhet më shumë për të lehtësuar procedurat për hapjen e bizneseve të reja, duke mundësuar kështu edhe rritjen e punësimit për vajzat dhe djemtë.
Mandatin e ardhshëm do të rrisim ndjeshëm numrin e të punësuarëve
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në një takim elektoral me banorë të fshatrave të komunës Hajmel në rrethin e Shkodrës, i siguroi ata se prioritetet e qeverisë për mandatin e ardhshëm do të jenë rritja e investimeve në bujqësi, infrastrukturë dhe punësim nëpërmjet çeljes në bizneseve të reja. Duke u ndalur shtëpi më shtëpi në fshatrat e zonës, znj.Topalli mori falënderimet e banorëve për mbështetjen që qeverisja e djathtë ka dhënë për fermerët dhe blegtorët. Ata thanë se kjo mbështetje ka qenë nxitje për punën e tyre dhe rrjedhimisht ka ndikuar në rritjen e prodhimit dhe mirëqënien për familjet. Kryetarja e Kuvendit përuroi fillimet e punimeve të rrugës së fshatit Nshan të komunës Hajmel, si dhe vizitoi një fabrikë të prodhimit të mallrave për eksport, ku janë punësuar rreth 350 gra dhe ku vetëm gjatë vitit të fundit janë punësuar edhe 120 punonjës të tjerë. Topalli vizioi të gjitha repartet e kësaj fabrike duke falënderuar drejtuesit e kësaj sipërmarrjeje të rëndësishme, të cilët i garantoi se në katër vitet e ardhshme, do të bëhet më shumë për të lehtësuar procedurat për hapjen e bizneseve të reja, duke mundësuar kështu edhe rritjen e numrit të të punësuarve.
...