Kandidatët, nën çadra të koalicioneve partiake
22/02/2005 Në Maqedoni nga e hëna edhe zyrtarisht filloi fushata parazgjedhore për zgjedhjet për pushtet vendor të 84 komunave dhe të qytetit të Shkupit, ku parashihet të marrin pjesë 1.711.293 zgjedhës në proces zgjedhor, sipas listës unike zgjedhore. Zgjedhjet do të mbahen më 13 mars nga ora 7 deri në ora 19, do të vëzhgohen nga numër i konsiderueshëm vëzhguesish vendorë e ndërkombëtarë, gati sa në zgjedhjet e fundit presidenciale, ndërsa fushata zgjedhore do të zgjatë nga 21 shkurti deri më 11 mars në ora 24.00, kur duhet të mbisundojë heshtja zgjedhore.
Edhe kësaj radhe në Maqedoni do të përzgjidhen kandidatë jo si individë, por për faktin se të kujt rrethi politik janë apo cilit i përkasin, ndërsa beteja zgjedhore edhe kësaj radhe do të zhvillohet mes dy opcioneve politike maqedone dhe dy opcioneve po ashtu politike shqiptare, që do të thotë se për qytetet e mëdha dhe për komunat më të mëdha, siç janë disa komuna dhe vetë qyteti i Shkupit, Kumanova, Manastiri, Prilepi, Ohri dhe më shumë komuna e qytete të Maqedonisë Lindore, gara do të zhvillohet mes Koalicionit për Maqedoninë, të udhëhequr nga Cërvenkovski dhe Buçkovski, ku bëjnë pjesë edhe PLD-ja e Penovit, një VMRO e biznesmenit Stojmenov dhe më shumë parti të vogla të më shumë partive të bashkësive më të vogla etnike në njërën anë dhe në anën tjetër do të jenë më shumë VMRO të shpërndara deri më tani, të u dhëhequra nga VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit, ndërsa është shumë e paqartë dhe gara që do të zhvillohet brenda këtij koalicioni mes VMRO-Popullore të ish-kryeministrit Lubço Georgievski dhe DPMNE-së së Gruevskit.
Për Shkupin – gara mes Kostovskit dhe Penovit
Këto dy koalicione kanë për kandidatë të tyre edhe për qytetin e Shkupit dhe Cërvenkovski e Buçkovski për kandidatë të tyre kanë nxjerrë Risto Penovin, prefekt i deritashëm dhe partner i tyre i koalicionit në qeverinë e formuar bashkë me BDI-në, ndërsa vmro-istët do ta mbështesin Trifun Kostovskin, një biznesmen i njohur edhe në skenën ndërkombëtare, i zgjedhur më parë si deputet, madje në rolin e bartësit të listës në një njësi zgjedhore nga LSDM-ja e Cërvenkovskit. Këtu në Shkup askush nuk ka nxjerrë deri më tani më shumë të dhëna për prishjen e miqësisë së Kostovskit me Cërvenkovskin dhe Buçkovskin, pos që tashmë disa herë këta të fundit përmes zëdhënësve të tyre kanë kërkuar që Kostovski ta kthejë mandatin e deputetit, të cilin e mori në mënyrë shumë konfuze edhe atëherë – si i pavarur, por dhe bartës i listës së Koalicionit për Maqedoninë.
Shqiptarët mund t’i fitojnë zgjedhjet deri në 25 komuna
Sa u përket vetë shqiptarëve të Maqedonisë, për të cilët gjithashtu është e
rëndësishme kjo garë jo vetëm për pushtetin vendorë, por edhe për të dëshmuar legjitimitet të pushtetit në ekzekutivën qendrore, gara do të zhvillohet mes kandidatëve të BDI-së së Ali Ahmetit në njërën anë dhe kandidatëve të një koalicioni shumë të panatyrshëm mes PDSH-së së Arbën Xhaferit dhe Menduh Thaçit në njërën anë dhe partisë tashmë në shuarje e sipër PPD, të udhëhequr nga biznesmeni Abdylhadi Vejseli.
Ky i fundit, që gjithmonë ka thënë se e ka financuar gati vetë PPD-në, më në fund, me ofrimin e dorëheqjes së ish-kryetarit të fundit Abdylmaneaf Bexheti, vendosi që vetë të bëhet kryetar dhe të drejtojë jo vetëm me paratë e veta, por edhe me partinë.
E quajmë koalicion të panatyrshëm këtë të PDSH-PPD-së, se nuk mund të ketë as sukses dhe as realizim të interesave mes dy partnerëve, të cilët asnjëherë nuk i kanë besuar njëri tjetrit, por gjithmonë kanë shkuar me ndërskëmca mes veti.
Ka patur edhe një herë një koalicion mes PDSH-së dhe PPD-së, në zgjedhjet parlamentare të vitit 1988, bile edhe me proporcion 60 me 40 për qind në të mirë të PPD-së së atëhershme, por PPD atbotë nuk hyri në koalicionin qeveritar të Qeverisë së Georgievskit, se planet ishin bërë ndryshe. Dhe, që është më nevojshme të thuhet, në ato zgjedhje gjithë shqiptarët votat e tyre i çuan në një kuti, të këtij koalicioni PPD-PDSH, ndërsa tani është krejt ndryshe, kundërkandidatë të tyre janë kandidatët e BDI-së, parti në pushtet, kuadro në të shumtën të reja e bile edhe të pakorruptuar, se asnjëherë deri më tash nuk kanë patur as rast për një gjë të tillë, ndërsa mbi të gjitha është opcioni politik i Ali Ahmetit i vazhdimit të përpjekjeve për integrime sa më të frytshme të shqiptarëve këtu me gjithë rajonin, që do të thotë dhe për integrim të Maqedonisë, vendit të tij, në hapësirën e Bashkimit Evropian.
Shqiptarët në këto zgjedhje pritet t’i fitojnë 23 deri në 25 komuna, ndër to dhe Strugën, Dibrën, Gostivarin, Tetovën, në Shkup Komunën e Çairit dhe Sarajin në qytet, por edhe Haraçinën, Studeniçanin dhe Likovën në rajonin e Kumanovës, ndërsa me ndonjë fat kanë mundësi ta fitojnë madje edhe Kërçovën, krahas Zajazit dhe Osllomesë atje, sikundër që do t’i fitojnë dhe disa komuna, që këtu cilësohen si rurale.
Ta theksojmë për fund edhe një të dhënë se për 84 komunat dhe për qytetin e Shkupit kësaj radhe janë kandiduar 379 kandidatë të partive, koalicioneve dhe të pavarur. Zgjedhjet do të jenë të suksesshme nëse në to dalin dhe votojnë 30 për qind të trupit zgjedhor të komunës apo të qytetit të Shkupit, ndërsa në rrethin e parë zgjedhor mund të fitojë kandidati, i cili fiton një votë më shumë se gjysma e votave e atyre që kanë dalë në zgjedhje.
KZSH i Maqedonisë po e bënë punën e vet si është më së miri sa u përket përgatitjeve për zgjedhjet, fushatës së vet propaganduese për to e të ngjashme, mirëpo edhe kësaj radhe Maqedonia, sipas vlerësimeve të ekspertëve do të mbajë zgjedhje me një numër të fryrë të trupit zgjedhor prej më shumë se 200 mijë zgjedhësve, të cilët sërish do të jenë fiktivë dhe vetëm në letër. Për këtë çështje në këtë vend është folur që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 1994, por asnjëherë ajo nuk është sqaruar si duhet, sepse theksohet gati gjithmonë vetëm nga partitë kur janë në opozitë dhe jo edhe kur janë në pushtet. Se a do të mbetet kjo çështje e pazgjidhur edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, se për këto po shihet, mbetet megjithatë një dilemë e madhe, se Maqedonia me diç më shumë se 2 milionë banorë, kurrsesi nuk mund të ketë 1.711.293 zgjedhës!