Kandidatët për deputetë të LSI-së, propozime nga anëtarësia dhe strukturat bazë
Si do të përzgjidhen emrat për kandidatë për deputetë të LSI-së në zgjedhjet e 2009-s. Meta: “Kandidatët për deputetë do t’i vendosin anëtarët dhe simpatizantët tanë”
Shaban Sulçe
Anëtarësia dhe strukturat bazë të Lëvizjes Socialiste për Integrim do të luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e emrave të kandidatëve të LSI-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2009. Selia qendrore e LSI-së ka vendosur që në procesin e përzgjedhjes së emrave për kandidatë të saj për deputetë në zgjedhjet e ardhshme të marrë parasysh edhe sugjerimet që do të vijnë nga radhët e anëtarëve dhe organizatave vendore të saj. Mendimi për kandidatët për deputetë konsiderohet si shumë i rëndësishëm nga struktura qendrore e LSI-së, për të konstatuar mbështetjen e tyre në radhët e anëtarësisë dhe në radhët e elektoratit, por edhe si kundërvënie ndaj listave të mbyllura, të sanksionuara në Kodin e ri Zgjedhor, mjaft të kontestuara nga LSI-ja.
Përzgjedhja
Organizatat bazë të LSI-së në të gjitha qytetet dhe fshatrat e vendit do të kenë të drejtë që të propozojnë emra të mundshëm për kandidatë për deputetë në qarqet respektive. Këto sugjerime do t’u dërgohen për miratim nga kryesitë e degëve të LSI-së në rrethe, të cilat do të votojnë kandidaturat e propozuara. Më pas këto kandidatura do t’i përcillen Kryesisë së madhe të LSI-së, e cila do të zyrtarizojë emrat e 140 kandidatëve të saj për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Roli i anëtarësisë në këtë proces u pohua nga kreu i LSI-së, Ilir Meta, i cili tha se kandidatët për deputetë të LSI-së do të përcaktohen nga anëtarët dhe strukturat e saj. “Që të gjithë ju do t’i zgjidhni vetë përfaqësuesit më të mirë dhe unë si kryetari i LSI-së, duke mos qenë dakord me listat e mbyllura të tyre, do të ndjek së bashku me ju një politikë shumë të hapur që kandidatët për deputetë të LSI-së në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë t’i vendosin anëtarët dhe simpatizantët tanë. Ata do të vendosen përmes votës dhe përkrahjes që do të marrin nga ana juaj dhe kështu do të ndodhë gjithmonë me LSI-në, derisa ta heqim sistemin e fëlliqur të listave të mbyllura, që kërkon të na kthejë në kohën e Partisë së Punës dhe në kohën e Frontit Demokratik, ku njerëzit shkonin vetëm formalisht për të votuar”, - ka deklaruar Meta gjatë një takimi me anëtarët e LSI-së në kryeqytet.
Objektivat
LSI-ja prej kohësh ka nisur organizimin e saj elektoral për të përballuar me sukses zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Për këtë LSI-së ka planifikuar ngritjen e shtabit qendror elektoral të saj, që drejtohet nga sekretari i Përgjithshëm, Petrit Vasili. Lëvizja Socialiste për Integrim do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme në një koalicion që tenton të sfidojë koalicionet e dy partive kryesore, PS-së dhe PD-së. I vetmi aleat i konfirmuar deri tani në koalicionin e drejtuar nga LSI-ja është partia PS ‘91. Përveç kandidaturave me background politik, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare LSI-ja pritet të përfaqësohet edhe me shumë kandidatë të rinj, që vijnë nga shoqëria civile. Objektivi i LSI-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare është fitimi i 35 vendeve në Kuvendin e ardhshëm.
27 Dhjetor 2008