Kandidatura për në BE, Çekia mirëpret aplikimin
Kryeministri Berisha hyn në negociata me Presidentin e Çekisë, Vaslav Klaus, që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Kryeministri Berisha u takua në Davos me Presidentin e Çekisë, vend i cili mban edhe Presidencën e radhës të Bashkimit Europian. Biseda mes dy liderëve u përqendrua në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe paraqitjen e kërkesës nga Shqipëria për statusin e vendit kandidat në BE, për të cilën Kryeministri Berisha informoi Presidentin çek se Shqipëria do të paraqesë kërkesën për statusin e vendit kandidat gjatë Presidencës Çeke. Lidhur me këtë, Presidenti Klaus u shpreh qartësisht se "Çekia do të mirëpresë dhe mbështesë këtë kërkesë, duke shtuar se sukseset e Shqipërisë janë në sytë e të gjithëve".
Aplikimi
Zyrtarët e lartë të vendit kanë vendosur tashmë përfundimisht që Shqipëria do të kërkojë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian gjatë Presidencës Çeke. Burime pranë Këshillit të Ministrave bëjnë me dije se qeveria, brenda muajit shkurt, do të bëjë hapin final për të aplikuar për statusin e vendit kandidat.
Gjatë takimit, Kryeministri Berisha e falënderoi Presidentin Klaus për mbështetjen që Çekia i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në proceset integruese, zhvillimin dhe progresin e saj.
Presidenti çek shprehu vlerësimin e tij pozitiv për arritjet e gjithanshme të qeverisë shqiptare si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë politik, duke u ndalur veçanërisht në vlerësimet për sukseset e arritura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit në vend. Kryeministri Berisha dhe Presidenti çek u ndalën edhe në marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve, duke konstatuar se ka një rigjallërim të tyre. Privatizimi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare nga një kompani e madhe çeke si CEZ i ka hapur rrugën dhe i ka dhënë shpresë afrimit të shumë kompanive të tjera të këtij vendi,të cilat janë të mirëpritura për të investuar në vendin tonë.