Zgjedhjet e qershorit, 11 tezat e fushatës
Katër muaj para se fushata elektorale të fillojë, pothuajse janë skicuar të paktën 11 teza, mbi të cilat do të ndërtojnë betejën politike pozita dhe opozita. Garantimi i rezultatit sa më pozitiv më 28 qershor i bën partitë politike të vihen në garë se kush përpunon më shumë elektoratin shqiptar. "Arsenali luftarak" i njërës palë pritet të përqendrohet në evidentimin e skandaleve, teksa krahu tjetër do t‘i japë rëndësi maksimale sukseseve dhe proceseve integruese. Elektorati i pavendosur do të mund të shohë një opozitë në rolin e "prokurorit" dhe një mazhorancë që flet me optimizëm të dukshëm. Natyrisht që në të tilla raste, zgjedhja i takon sovranit dhe ai që do të triumfojë do të dëshmojë se tezat e tij kanë ngjitur më shumë te zgjedhësit.
Sfidat e qeverisë
Atë çka nuk ka arritur ta bëjë për katër vite, mazhoranca po tenton ta përmbyllë para zgjedhjeve. Një sërë aksionesh madhore pritet të ndërmerren deri më 28 qershorin e vitit 2009. Ngjarja e parë që do të shndërrohet në objekt të fushatës së Partisë Demokratike është anëtarësimi i Shqipërisë në Organizatën e Atlantikut të Veriut (NATO). Samiti i muajit prill mendohet si momenti kur Shqipëria së bashku me Kroacinë do të fitojnë statusin e vendit anëtar të NATO-s. Vetëm një vit më parë, vendi ynë mori ftesën për anëtarësim, ngjarje që u shndërrua në objekt të propagandës së qeverisë, e cila e argumentoi si sukses të reformave të ndërmarra. Kryeministri Sali Berisha ndërmori një tur takimesh në rrethe të ndryshme nën moton "Shqipëria në NATO". Faktorët ndërkombëtarë në disa momente deklaruan se integrimi në strukturat atlantike nuk është meritë e një pale, por e të gjithë klasës politike shqiptare. Një tjetër tezë që pritet të përdoret në fushatë ka të bëjë me lëvizjen e lirë të shtetasve shqiptarë. Vetëm pak ditë më parë, Kryeministri Sali Berisha u shfaq shumë optimist në një takim me zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian dhe komisionerin për Drejtësinë dhe Sigurinë, Jacques Barrot. Sipas tij, në muajin mars, një grup ekspertësh do të vijnë në Shqipëri për të parë të gjitha përpjekjet tona dhe nga muaji maj, Komisioni Evropian do të shqyrtojë dosjen e secilit vend për kriteret e vendosura. Berisha shprehu bindjen se po ecet në rrugë të mbarë dhe se ka marrë mbështetje për këtë proces. Edhe pse jemi plot 18 vite nga rënia e diktaturës, shtetasit shqiptarë janë ende të privuar nga lëvizja e lirë në vendet e huaja. Kjo e bën tezën e liberalizimit të vizave jo pak të rëndësishme në situatën para dhe elektorale. Një tjetër sfidë është ajo e aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Kreu i qeverisë dhe ministri i Punëve të Jashtme kanë marrë angazhimin të dorëzojnë aplikimin zyrtar brenda muajve të parë të vitit. Pala shqiptare do të presë një përgjigje nga komuniteti ndërkombëtar për këtë kërkesë. Nisur nga aspirata e popullit shqiptar për integrim në Bashkimin Evropian, qeveria do të synojë të luftojë me këtë kartë brenda Presidencës Çeke, që përfundon në qershor 2009. Në muajin maj, është paralajmëruar një rritje e pagave të sistemit buxhetor ashtu sikurse pensioneve. Një veprim i tillë do të mbështesë tezën e rritjes ekonomike dhe përmirësimit të nivelit të jetesës në Shqipëri, krahasuar me qeverisjen socialiste të tetë viteve. Teza e fundit, por jo për nga rëndësia, është ajo e përfundimit të punimeve në pjesën kryesore të rrugës Durrës-Kukës. Pak ditë më parë, ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, deklaroi se ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës-Morinë do të përfundojë brenda muajit qershor të këtij viti.
Sulmi i opozitës
Padyshim që ngjarja më e rëndë e katër viteve të qeverisjes së Partisë Demokratike është tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë. Ky mund të konsiderohet argumenti më i fuqishëm me të cilin Partia Socialiste dhe opozita do të sulmojnë gjatë fushatës Partinë Demokratike dhe koalicionin qeverisës. Dyshimet për lidhjet politike në atë çka ndodhi dhe implikimi i familjarëve të Kryeministrit janë baza e këtij "arsenali luftarak" politik. Një temë që shkon paralelisht me këtë është edhe çështja e trafikut të armëve drejt Afganistanit. Të dyja çështjet janë nën hetim nga Prokuroria e Përgjithshme dhe nuk dihet nëse do të ketë një vendim para zgjedhjeve. Gjithsesi, fakti se ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, njëkohësisht aleati kryesor i Berishës është nën "darën" e prokurorisë përbën një argument me ndikim në elektorat. Teza e radhës në duart e opozitës është ajo çka është cilësuar skandali me rrugën Durrës-Kukës. Abuzimet e pretenduara dhe marrja e ministrit aktual të Punëve të Jashtme, ish-ministër i Transporteve, Lulzim Basha, nën hetim përbën fakt rëndues për mazhorancën. Organi i akuzës ka sërish një dosje të hapur edhe për këtë rast dhe nuk dihet nëse do të përfundojë procesi "Basha" para zgjedhjeve. Dosja "Fazliç" është argumenti tjetër me të cilin opozita do të synojë të luftojë në fushatë mazhorancën. Biznesmeni serbo-kroat nën hetim nga prokuroria dhe lidhjet e tij të pretenduara personale me Kryeministrin dhe vajzën e tij do të shfrytëzohen nga opozita, e cila vijon ta akuzojë për përfitime të paligjshme këtë personazh. Zhdukja e biznesmenit kosovar Remzi Hoxha, e rikthyer në një objekt polemikash gjatë qeverisjes katërvjeçare të demokratëve, është një tjetër ndalesë e propagandës opozitare. Kjo e fundit gjeti terren sidomos pas emërimit në detyrën e drejtorit të Tatimeve të të dyshuarit kryesor për zhdukjen e Hoxhës, Arben Sefgjinit. Para pak ditësh, Sefgjini u shkarkua nga kjo detyrë, por ende mbetet një argument i qenësishëm për opozitën. Teza tjetër mbi të cilën do të përqendrohet artikulimi i opozitës në fushatë ka të bëjë me situatën e vështirë ekonomike në vend. Krahasimi me shifrat e qeverisjes socialiste dhe ulja e nivelit të të ardhurave përbëjnë thelbin e kritikave të së majtës.
Sfidat e qeverisë
Aplikimi si vend kandidat në BE
Nisur nga aspirata e popullit shqiptar për integrim në BE, qeveria do të tentojë të luftojë me këtë kartë brenda Presidencës Çeke, që përfundon në qershor 2009
Anëtarësimi në NATO
Ngjarja e parë që do të shndërrohet në objekt të fushatës së Partisë Demokratike është anëtarësimi i Shqipërisë në Organizatën e Atlantikut të Veriut (NATO)
Shqyrtimi i liberalizimit të vizave
Sipas qeverisë, në muajin mars, një grup ekspertësh do të vijnë në Shqipëri për të parë përpjekjet tona. Nga muaji maj, Komisioni Evropian do të shqyrtojë dosjen
Rritja e pagave dhe pensioneve
Në muajin maj është paralajmëruar një rritje e pagave të sistemit buxhetor, ashtu sikurse pensioneve. Një veprim i tillë do të mbështesë tezën e rritjes ekonomike
Përfundimi i rrugës Durrës-Kukës
Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, deklaroi se ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës-Morinë do të përfundojë brenda muajit qershor të këtij viti
Sulmi i opozitës
Dosja "Gërdeci"
Dyshimet për lidhjet politike në atë çka ndodhi dhe implikimi i familjarëve të Kryeministrit janë baza e këtij "arsenali luftarak" politik
Dosja "Trafiku i armëve"
Një temë që shkon paralelisht me "Gërdecin" është edhe çështja e trafikut të armëve drejt Afganistanit. Të dyja çështjet janë nën hetim nga Prokuroria e Përgjithshme
Dosja "Durrës-Kukës"
Abuzimet e pretenduara dhe marrja e ministrit aktual të Punëve të Jashtme, ish-ministër i Transporteve, Lulzim Basha, nën hetim përbën fakt rëndues për mazhorancën
Dosja "Fazliç"
Biznesmeni serbo-kroat nën hetim nga prokuroria dhe lidhjet e tij të pretenduara personale me Kryeministrin dhe vajzën e tij do të shfrytëzohen nga opozita
Dosja "Remzi Hoxha"
Zhdukja e biznesmenit kosovar Remzi Hoxha, e rikthyer në një objekt polemikash gjatë qeverisjes katërvjeçare të demokratëve është një tjetër ndalesë
Rënia ekonomike
Situata e vështirë ekonomike në vend, krahasimi me shifrat e qeverisjes socialiste dhe ulja e nivelit të të ardhurave përbëjnë thelbin e kritikave të së majtës