E Shtunë, 31 Tetor 2026

Treni përplas për vdekje 16-vjeçarin

Një 16-vjeçar nga Tirana është aksidentuar dje për vdekje nga treni i linjës Vlorë-Tiranë. Aksidenti hekurudhor ndodhi dje paradite pranë Kamzës, kur adoleshenti Saimir Elezi po kalonte shinat e trenit. 16-vjeçari u përplas nga treni dhe u mor zvarrë disa metra. Policia bëri të ditur se i riu Elezi ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga plagët e marra si pasojë e përplasjes. Policia nisi hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Aksidentet hekurudhore janë bërë disa herë shkak për vdekjen e qytetarëve. Policia ka nxjerrë si shkak pakujdesinë e qytetarëve. Shkak janë konsideruar edhe mungesa e nënkalimeve dhe mbikalimeve në rastet kur shinat janë shumë pranë shtëpive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›