E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëhelmohet me fostoksinë 17-vjeçarja

Një vajzë 17-vjeçare i ka dhënë fund jetës të shtunën në Elbasan. Burime policore bëjnë të ditur se është vetëhelmuar me helm të llojit fostoksinë 17-vjeçarja me inicialet Rr.C. nga fshati Bradashesh i të njëjtës komunë, rreth 7 kilometra larg qytetit të Elbasanit. Mësohet se kanë qenë prindërit, që rreth orës 10:00 të paradites së të shtunës e kanë çuar vajzën në spitalin rajonal. Ekipi i mjekëve, me gjithë përpjekjet nuk ka mundur të japë garanci për jetën e saj dhe e ka nisur 17-vjeçaren drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë. Ndërkohë policia është duke hetuar për shkaqet e vetëhelmimit të adoleshentes. Rasti në fjalë e çon në 7 numrin e femrave të vetëhelumara për muajin janar të këtij viti në rrethin e Elbasanit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›