Kandidimi në BE do të ndjekë të gjitha rregullat e procedurat
02/04/2009 Tirana zyrtare do të tregohet e kujdesshme në udhën e saj të integrimit në Bashkimin Evropian. Kreu u qeverisë Sali Berisha ka deklaruar në konferencën për shtyp pas takimit me drejtorin e përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian Michael Leigh se procesi integrimit është i pandalshëm, por paraqitja e kërkesës për statusin e vendit kandidat do të ndjekë të gjitha rregullat. “Qeveria ime e koncepton kandidimin për vend anëtar në BE si një proces që duhet të ndjekë të gjitha rregullat dhe procedurat”, - ka nënvizuar Kryeministri Berisha. Ai është shprehur se zgjedhjet e 28 qershorit përbëjnë testin më të rëndësishëm për këtë qeveri dhe vendin në tërësi. “Siguroj se qeveria është e vendosur të bëjë të gjitha përpjekjet për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm”, - deklaroi ai. Kreu i qeverisë ka kërkuar që KE-ja të dërgojë në vendin tonë një numër të madh vëzhguesish. Nga ana e tij Leigh ka thënë se ndihet i privilegjuar që ndodhet në Tiranë në ditën e zyrtarizimit të anëtarësimit të vendit tonë në NATO dhe hyrjes në fuqi të MSA-së. Por ai theksoi se hapat e mëtejshëm të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE kushtëzohen nga zgjedhjet parlamentare. “Sa i përket anëtarësimit në BE, zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të drejta është një parim kyç. Zoti Kryeministër më tha se ka një plan për të përshpejtuar dhënien e kartave të identitetit në muajt që do të vijnë dhe kemi besim se kjo do ta ndihmojë Shqipërinë për të kaluar vështirësitë”, - tha drejtori i përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian. Komisioneri Rehn
Komisioneri Evropian për Zgjerimin Olli Rehn ka përshëndetur ditën e djeshme hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit mes Bashkimit Europian dhe vendit tonë. “Hyrja në fuqi e MSA-së shënon fillimin e një ere të re, gjatë së cilës detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë si dhe pritshmëritë për arritjet e saj do të jenë më të larta se më parë. MSA-ja Shqipëri–BE paraqet një marrëdhënie kontraktuale me të drejta dhe detyrime të ndërsjella. Ajo përqendrohet te respektimi i parimeve kyç të demokracisë dhe elementeve thelbësore të tregut të përbashkët të BE-së”, - deklaroi Rehn. Ai ka theksuar se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë përparimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit nëpërmjet procesit të Stabilizim-Asocimit, si dhe politikës së BE-së për të ndërtuar bashkëpunim me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunim rajonal. Për komisionarin Rehn zona e tregtisë së lirë me BE-në dhe aplikimi i standardeve të saj në fushën e konkurrencës, rregullave të ndihmës shtetërore apo pronës intelektuale, së bashku me reformat e hartuara drejt përvetësimit të standardeve evropiane në fusha të tjera, do t’i japin Shqipërisë mundësinë t’i afrohet BE-së. Rehn ka nënvizuar faktin se në mbështetje të reformave të duhura BE-ja vë në dispozicion ndihmën e paraanëtarësimit për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, e cila do ta kalojë shumën prej 6.8 miliardë euro për periudhën 2009–2012.
Kryeministri Sali Berisha vlerëson hyrjen në fuqi të MSA-së
“Tani nisin përgjegjësi të reja për të gjitha institucionet”
Kreu i qeverisë Sali Berisha ka vlerësuar maksimalisht hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit mes vendit tonë dhe Bashkimit Europian, e cila përbën një kapitull të ri në marrëdhëniet me BE-në. Ai ka theksuar në mbledhjen e djeshme të qeverisë se hyrja në fuqi e MSA-së sjell përgjegjësi të reja për qeverinë, Parlamentin dhe të gjitha institucionet e vendit. “Sot e tutje kjo ditë do të jetë për shqiptarët dita e integrimit, sepse hyn në fuqi MSA-ja me Bashkimin Europian. Midis shqiptarëve dhe BE-së hapet një kapitull i ri, jashtëzakonisht i rëndësishëm në procesin e integrimi të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit, e votëbesuar si rezultat i reformave serioze të ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe Shqipëria në tërësi gjatë këtyre dy vjetve, u ratifikua nga 27 qeveritë dhe parlamentet e vendeve anëtare”, - deklaroi Kryeministri Berisha. Ai nënvizoi se Shqipëria dhe BE-ja tani e tutje do të bashkërendojnë bashkëpunimin e tyre mbi bazën e Këshillit të Stabilizim-Asocimit, i cili mblidhet muajin e ardhshëm.