"Si e kapëm vrasësin në kanal"
02/04/2009 Arrestohet vrasësi i babait të 4 fëmijëve
Flet shefi i komisariatit të Lushnjës: Si e kapëm vrasësin në kanal. Banorët e fshatit na puthnin makinat e policisë: Keni bërë një punë heroike
LUSHNJË - Arrestohet autori i vrasjes dhe djegies së babait të 4 fëmijëve, vrarë dhe djegur mizorisht 3 ditë më parë në fshatin Gradishtë të Lushnjës. Ka qenë një operacion i mirorganizuar i policisë së Lushnjës nën drejtimin e shefit të këtij komisariatit Agron Sulshabani, kapja dhe arrestimi në mënyrë tepër spektakolare e autorit të krimit makabër, vrasjes së kryefamiljarit dhe babait të 4 fëmijëve, 40-vjeçarit Bujar Krasniqi, banues në fshatin Gradishtë, rreth 15 km larg qytetit të Lushnjës. Autori i krimit makabër është 30-vjeçari Klodian Premçe, bashkëfshatar i viktimës, i dënuar një herë më parë për vjedhje dhe kontingjent krimi. Arrestimi i tij është bërë në të dalë të fshatit Gradishtë, një fshat i vogël, rreth 30 shtëpi, në breg të një kanali, i gatshëm për tu shpëtuar forcave të policisë kriminale të komisariatit të Lushnjës. Burime brenda komisariatit të policisë së Lushnjës bëjnë të ditur se autori kishte synim grabitjen e familjes Krasniqi dhe, pasi kryefamiljari i saj, Bujari, e ka njohur, ai e ka qëlluar atë 2 herë me armë zjarri dhe më pas i ka vënë zjarrin shtëpisë, duke e shkrumbuar tërësisht, me qëllimin e vetëm humbjen e gjurmëve të krimit. Të tmerruar, fëmijët kanë thirrur xhaxhanë e tyre, që banonte pranë shtëpisë së tyre, për ndihmë dhe më pas gjithë fshatin, të cilët janë tmerruar kur kanë parë gjuhët e flakës tek përpinin gjithë shtëpinë, brenda së cilës ndodhej trupi i pajetë i kryefamiljarit. Atë natë Bujari flinte i vetëm me fëmijët e tij, pasi gruaja kishte shkuar për ngushëllim tek të afërmit e saj në një fshat fqinj. Kapja dhe më pas arrestimi i autorit Klodian Premçe është bërë rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme dhe në prezencë të kryepolicit lushnjar autori pranoi krimin dhe motivin e tij. Janë dashur 3 ditë punë intensive dhe informacione të marra në mënyrë operative nga ana e forcave kriminale derisa u arrit në përfundimin final: kapjen e autorit të këtij krimi të shëmtuar. Materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit të Lushnjës për hetime të mëtejshme
Flet shefi i komisariatit të policisë së Lushnjës, Agron Sulshabani
“Ja si e kapëm vrasësin e dyshuar dhe si na përcolli si heronj i gjithë fshati”
- Zoti Agron, si e kapët autorin e krimit të rëndë të ndodhur 3 ditë më parë në Gradishtë të Lushnjës?
- Ka qenë një punë intensive e përbashkët dhe e koordinuar mirë nga ana e uniformave blu të komisariatit tonë, agjentëve kriminalë dhe informacioneve të marra në mënyrë operative, që na çuan deri tek autori i vërtetë, 30- vjeçari Klodian Premçe, banor i fshatit Gradishtë, pra bashkëfshatar i viktimës. Autori është kapur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme pranë një kanali në të dalë të fshatit Gradishtë, në përpjekje për tu larguar dhe shpëtuar forcave të rendit. Ne i bëmë thirrje për dorëzim, por rrethuam gjithë vendin përreth, sepse ai kishte edhe armë.
- Arma iu kap?
- Natyrisht, atë e hodhi në ujin e kanalin në çastin që u dorëzua. Tashmë ajo është provë materiale.
- Si e zbuluat vrasësin?
- Qysh në fillim dyshuam. Pas krimit të rëndë, kur shkuam në vendngjarje, ne e pamë autorin në rrugën e fshatit, i cili sa u ndesh me forcat tona, uli kokën për të mos u tradhtuar në fytyrë. Madje, ka shpejtuar hapat. Kemi dyshuar qysh në fillim, pasi ka qenë kontingjent i policisë. Klodiani ka qenë një herë i dënuar për vjedhje dhe i vetmi autor i dyshuar ishte ai. Dhe nuk gabuam. Ai kishte tentuar fillimisht vjedhjen dhe grabitjen, pasi viktima ka qenë emigrant në Greqi, por kur ky i fundit e ka njohur, Klodiani e ka qëlluar 2 herë më armë zjarri dhe më pas i ka vënë zjarrin dhomës së fëmijëve. Ky ishte akti më barbar i tij. Ka dashur ti shfarosë si familje dhe të cilësohej thjesht si rënie zjarri.
Autori në mesnatë pas krimit ka shkuar te shtëpia e xhaxhait të vet dhe aty ka lënë rrobat e tij dhe është veshur me rroba të tjera. Edhe rrobat e krimit ne i kemi si provë materiale. Ne qysh ditën e parë e morëm vesh këtë detaj, por nuk mund të hynim dot te shtëpia e xhaxhait të tij pa pasur provën e duhur.
- Po pse jo te shtëpia e tij, por te xhaxhai?
- Babai i tij e kishte abandonuar të birin, sepse ky ishte vjedhës dhe kontingjent policie. Pra, prindi ishte njeri i ndershëm dhe e kishte braktisur të birin. Klodiani jetonte duke vjedhur. Ky ishte edhe shkaku që fshati mori frymë i lehtësuar dhe na përcolli si heronj ne forcave të policisë.
- Pse, cili ka qenë veprimi i fshatit të vogël lushnjar?
- Kam marrë pjesë në shumë operacione si oficer policie, por në asnjë rast nuk kam parë një përcjellje të tillë dashamirëse kundrejt forcave të rendit si ajo e fshatit Gradishtë. Pas kapjes së autorit dhe futjes së tij në makinën e policisë, i gjithë fshati, burra, gra e fëmijë na kanë përcjellë me duartrokitje dhe madje na kanë puthur edhe makinën dhe furgonin e policisë. Në këtë mënyrë na cilësuan si heronj dhe mbrojtës të jetës së tyre.
- Kjo se Klodiani kishte qenë tmerri i fshatit?
- Jo, sepse ai kreu një krim të shëmtuar. Babain e fëmijëve e vrau me armë zjarri dhe tentoi të digjte të gjallë edhe fëmijët e tij. Ky është një akt barbar, që fatmirësisht nuk përfundoi ashtu siç e mendoi ai.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 30 mars rreth orëve të para të mëngjesit në familjen Krasniqi, kur flakët shkrumbuese kanë djegur shtëpinë dhe bashkë me të të gjallë edhe trupin e kryefamiljarit Bujar Krasniqi, autori i të cilit e kishte qëlluar 2 herë me pistoletë dhe më pas i kishte vënë zjarrin dhomës ku flinin fëmijët për të humbur gjurmët.