Vazhdon në GKA ekspozita me mozaikë nga Finlanda
Është çelur këto ditë në Galerinë Kombëtare të Arteve në kryeqytet ekspozita me mozaikë të gurtë e artistes finlandeze Ritva Lukanen. Punët janë në mozaik, instalacion dhe të mbështetura mbi motive të ndryshme nga jeta e përditshme, natyra, peizazhi, portrete, deri te veprat me natyrë biblike. Artistja ka lindur në Helsinki (Finlandë), ku dhe është rritur e shkolluar. Ajo tregon se ka mbledhur gjithandej gurë në vendin e saj, me të cilët më pas ka ndërtuar mozaikët e mrekullueshëm që na paraqet edhe në këtë ekspozitë. Nëpërmjet një çekiçi të vogël ajo ka bërë veprat e saj duke goditur gurët dhe duke i vendosur sipas qëllimit në masën, ngjyrën dhe mënyrën e dhënë. “Çekiçi dhe dalta ime kanë skalitur duke bërë art me kristale gurësh mijëra vjet ta lashta”.
28 Mars 2008