E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanos bashkëshorten e policinë me sëpatë

POGRADEC - Është arrestuar nga policia pas një rezistencë që ka bërë me një sëpatë në dorë tek banesa e tij 60-vjeçari Polikron Lilo, nga fshati Alarup dhe banues në lagjen nr.2 të qytetit. Bashkëshortja e tij ka shkuar në polici dhe ka bërë denoncimin ndaj burrit të vet, duke u shprehur se ai jo vetëm e dhunonte, por kishte filluar edhe ta kanoste me rrezik për jetën. Në vendngjarje ka shkuar policia, por sapo ka mbërritur atje është përballur me 60-vjeçarin Lilo, i cili thirrjes së policisë për të shkuar me ta i është përgjegjur me një sëpatë në dorë, duke bërë për disa kohë rezistencë. Më pas, policia me ndërhyrje profesionale ka mundur që t'i heqë sëpatën nga dora dhe ta shoqërojë në polici. Është bërë arrestimi i 60-vjeçarit Polikron Lilo për "kanosje" dhe "kundërshtim të forcave të rendit".

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›