E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanosi të moshuarin dhe fyeu policët, përfundoi në qeli

Fier Policia ndërhyri për ta prangosur

Një 24-vjeçar është arrestuar në kushtet e flagrancës, ndërsa kërcënoi me armë zjarri të moshuarin. I riu nuk ka kursyer as fjalët fyese për uniformat blu që ndërhynë për të neutralizuar të riun e armatosur, duke shmangur kështu edhe një tragjedi. Burime zyrtare të Komisariatit të Policisë Fier pohuan për gazetën “Shqip” se rreth orës 01.30 të së enjtes nga strukturat e policisë kriminale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arsen Merkaj, banues në Fier. Arrestimi i tij u krye poshtë godinës së Drejtorisë Rajonale të Punës, pak pasi i armatosur kanosi për motive të dobëta 62–vjeçarin me inicialet S.P. Merkaj kishte shkuar pranë pronës së të moshuarit dhe shtiu dy herë në ajër me pistoletë për ta frikësuar atë. Banorë të lagjes kanë parë një pjesë të skenës, si dhe kanë dëgjuar të shtënat me armë. Ata kanë njoftuar policinë. Një furgon i grupit të gatshëm dhe blutë e patrullës së përgjithshme kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Mësohet se aty ata hasën në kundërshtinë e autorit, i cili ka arritur derisa të kërcënojë edhe disa prej policëve. Ka qenë ndërhyrja e policisë ajo që bëri të mundur neutralizimin e Arsen Merkës, i cili më pas është dërguar me pranga në dhomat e ndalimit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›