E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanoste të shoqen me armë, pranga bashkëshortit

TIRANË - I gjendet një pushkë në shtëpi, me të cilën dyshohet se kanoste të shoqen, arrestohet Faslli Çeka. Ngjarja në fjalë është regjistruar dy ditë më parë, ku gjatë një kontrolli në shtypin e tij, është gjetur një armë zjarri “pushkë 10” (karabinë) dhe 106 fishek model 56. Sipas policisë mësohet se me këtë armë, Çeka ka kanosur në banesë bashkëshorten e tij. Materialet i kanë kaluar prokurorisë, e cila ndaj Faslli Çekës, ka ngritur akuzat e “mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve” si edhe të “Kanosjes”.

E moshuara thyen derën e fqinjit

DURRËS - 80 vjeçarja shkelmon derën e fqinjit dhe i thyen disa orendi në shtëpi. Ngjarja në fjalë ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen Nr.15 në Durrës, kur N.G., 80-vjeçe ka nisur një sherr për motive të dobëta me fqinjin e saj. Megjithëse kishin kaluar pak orë nga sherri me fjalë, të moshuarës ende nuk i ishin ulur nervat. Kështu 80-vjeçarja ka shkuar pranë banesës së fqinjit dhe pasi ka shkelmuar portën është futur në ambientet e brendshme të banesës ku ka thyer disa objekte si pjata, filxhan, etj. Pas denoncimit, e moshuara u mor në pyetje nga policia dhe më pas u la e lirë ndërsa do të hetohet për veprën penale të “shkatërrimit të pronës me dashje”.

6 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›