E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaos në Bjellorusi

Nga Express më 20 dhjetor 2010 në ora 13:32

Autoritetet në Bjellorusi theksuan se presidenti aktual, Aleksander Lukashenka, ka fituar bindshëm në zgjedhjet presidenciale, duke e fituar edhe mandatin e katërt.
Këto zgjedhje ishin të përshkruara me burgosje të kandidatëve opozitarë dhe me përleshje ndërmjet policisë dhe demonstruesve.
Komisioni Qendror Zgjedhor, sot herët në mëngjes, i paraqiti rezultatet zyrtare, duke thënë se autoritari Lukashenko, që është president prej vitit 1994, ka fituar në zgjedhjet më 79,67 për qind të votave.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e opozitës thonë se policia ka arrestuar 7 prej 9 kandidatëve, që garonin kundër zotit Lukashenko, pasi një protestë në Minsk u shndërrua në tubim të dhunshëm.
Protestuesit i akuzuan autoritetet për vjedhje masive zgjedhore, në mbështetje të presidentit aktual Lukashenko.
Masa në Sheshin e Tetorit në Minsk, për një kohë të shkurtër arriti në disa dhjetëra mijëra pjesëmarrës.
Policia speciale ishte vendosur që ta pastroj sheshin, pasi disa njerëz në masë, ishin përpjekur të depërtonin me dhunë në ndërtesën kryesore qeveritare.
Protestuesit sulmuan ndërtesa qeveritare para se forcat e sigurisë të ndërhynin dhe të spastronin sheshin kryesor nga protestuesit.
Të paktën dy kandidatë të opozitës për president ishin mes dhjetëra të lënduarve gjatë përplasjeve.
Gjatë natës disa kandidatë për president janë arrestuar. Mes tyre është dhe Vladimir Neklyayev, i cili më parë u rrah nga policia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›