E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kapelo: Do të fitojmë pa shpenzime

24/05/2005  Pas festës për titullin numër 28, Fabio Kapelo mendon për të ardhmen e tij dhe të Juventusit: “Nuk mendoj për pensionin, sepse më pëlqen të rivihem në diskutim. Juventusi bën mirë që sheh bilancet, por do të kërkojmë të marrim lojtarë të tjerë për të përmirësuar skuadrën”, deklaron trajneri bradhezi, i cili e mirëpret krahasimin me Trapatonin: “Dua të rivihem në diskutim gjithmonë, si ka bërë Trapatoni gjithmonë në karrierën e tij. Dua t’i bëj komplimenta, sepse nuk është e lehtë të shkosh jashtë dhe të rrezikosh emrin e mirë që ke vënë ndër vite, sepse të fitosh larg Italisë është shumë më e vështirë”. Kapelo veçon si ndeshje kyç për fitoren e titullit, suksesin e arritur ndaj Lacios, por pranon superioritetin e Milanit përsa i përket organikës: “Milani kishte një skuadër me më shumë alternativa dhe me emra të mëdhenj, por ne u përgjigjëm me emra më pak të rëndësishëm, por me shumë vullnet. E rëndësishme është që mos të dorëzohesh kurrë, të mos demoralizohesh. Ne besuam dhe pika e kthesës ishte kur fituam në Romë, ndaj Lacios”. Më pas, Kapelo flet për merkaton ekaluar dhe të ardhshmen: “Blerja më e bukur ishte ajo e Ibrahimoviçit, i cili së bashku me Kanavaron e Emersonin patën një rol shumë të rëndësishëm në fitimin e titullit. Për të ardhmen, në radhë të parë do të mbajmë skuadrën që kemi, ndërkohë që do të kërkojmë lojtarë të mirë që kushtojnë pak. Me pak vëmendje, mund të dallosh lojtarë shumë të mirë që janë në përfundim kontrate apo kushtojnë pak, por pastaj rezultojnë vendimtarë për të fituar tituj”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›