E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapelo: Gjithmonë të parët

19/01/2005  

Fabio Kapelo shkoi direkt në “Gazzetta dello Sport”, pas takimit midis trajnerëve, lojtarëve dhe arbitrave, ku ishte pëlqyer shumë propozimi i tij për “Fair Play”: një fitore personale pas asaj të Kaliarit. Unë vetëm mbështeta mendimin e Kampanjës, ka preçizuar trajneri i Juves. Një problem tjetër që u diskutua është ai i telekamerave në fushë: 40 janë shumë”.

Është e vërtetë që keni kërkuar që të shtyhet muri në 11 metra?

“Po, sepse gjeneratat e reja janë më të lartë, ndërsa përmasat e futbollit kanë ngelur ashtu siç kanë qenë. Kështu është më e vështirë të shënosh në goditjet standarte: në qoftë se dëshirojmë të shohim më shumë gola”.

Si është Juve, pas barazimit me Kaliarin?

“Na mungojnë 4 pikë, 2 të Parmës dhe 2 të së dielës. Në Parma i humbëm për një përplasje topi. Gjëra që mund të ndodhin. Me Kaliarin e kemi dhuruar vetë, sepse topin e kishim ne”.

A ju është prishur ndonjë gjë në “San Siro”, kur keni barazuar për herë të parë?

“Në qoftë se në Parma ishte një aksident, atë barazim edhe mund ta evitonim, sepse e kishim ndeshjen në dorë. Në Milano jemi barazuar, sepse e nënvlerësuam shumë ndeshjen”.

Në pankinë keni shumë alternativa?

“Këtë vit jemi përqëndruar vetëm te disa lojtarë”

Del Piero?

“Në qoftë se jemi duke rënë nga ana fizike, heq më të lodhurin: në Kaliari ishte Trezege. Ndonjëherë kam zëvendësuar Del Pieron me Zalajetën, sepse më jepte më shumë garanci për topat në ajër. Janë gjithmonë zgjedhje teknike”.

Del Piero, brenda javës pa ardhjen e Mutus, Trezeges dhe pankinën: Si mund ta rikarikosh?

“Një futbollist e di se ekzistojnë momente, ku duhet të reagojnë. Ne e ndihmojmë në mënyrën më të mirë, si në Kaliari, i cili kishte mundësi të tregonte gjëra të bukura. Ndërsa, për sa i përket pjesës tjetër jam shumë i sigurtë që do të jetë i rëndësishëm për të ardhmen tonë. Formacionin e bëj për të marrë tre pikët, jo për simpati ose antipati”.

Dhe më pas thotë një të rëndë për të.

“Në qoftë se do ta interpretoj në mënyrë të gabuar, atëherë në rregull, por nuk është kështu. Unë kam zëvendësuar Gulit, Saviçeviç, Baxhion. Van Bastenin nuk e ndërronim, sepse mund të zgjidhte ndeshjen në çdo moment të lojës”.

Si arriti Ibrahimoviç të futej direkt në grup?

“Ka një kualitet dhe potencial të madh, por luan shumë me topin. Do të tregojë se është shumë i mirë dhe kërkon ndonjë goditje surprizë, por në Itali është e vështirë”.

Mançini thotë që me Juven dhe me Milanin është më e lehtë...

“Më shumë më pëlqeu, kur tha: “më jepni 5 vite për të rregulluar Interin”.

Është e vërtetë që në vendin e tij duhet të ishe ti?

“Pyesni Moratin, ai e di”.

Ndeshjen më të vështirë që ka Milani?

Tund kokën: “Mançesterit i mungojnë ata që i bëjnë diferencën, Van Mister Roi dhe Gigs”.

Do ta keni më të vështirë tani që Reali ndërroi trajner dhe ka blerë Gravesen?

“Po, sepse Luksenburgo është një brazilian evropian, i cili nuk do shumë spektakël”.

Pas Juves, si dhe ku e shikon veten Kapelo?

“Jashtë Italisë, në ndonjë pankinë Kombëtareje”.

Pse jo, te Kombëtarja e Italisë?

“Jo, Italinë dua të përjashtoj si alternativë”.

Kasano?

“Është një lojtar i mrekullueshëm”.

Çfarë ka Milani më shumë se sa Juve?

“Le ta vendosin të tjerët. Unë jam shumë i besueshëm, i bindur se do të arrijmë deri në fund shumë mirë dhe do të luajmë si në fazën e parë, sepse kemi gjendur elementë shumë të rëndësishëm”.

Thuhet që Milani luan më mirë, a nevrikoseni?

“Këtë gjë duhet ta them edhe unë. Jo, nuk nevrikosem aspak”.

Si mund t’i ndihmojmë arbitrat?

“Monitorët në portë: Të japësh ose të mos japësh një gol, është shumë e rëndësishme”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›