E Diel, 1 Nëntor 2026

Toti : Shtëpia ime është Roma

19/01/2005  

Françesko Toti nuk mendon që të largohet nga Roma. Konfirmimi vjen nga vetë verdhekuqi, në një intervistë të dhënë për “Canale 5”. “Po, i është përgjigjur atyre që e pyetën, nëse ngeli keq nga sjellja e tifozëve në Siena- sepse jam shumë i lidhur me këtë fanelë. Është një plagë”. Ndërsa, për relacionin midis faktit që e fejuara e tij jeton në Milano dhe një transferimi të mundshëm në Milano, ose tek Interi, Toti thotë: “E di që flitet shumë, por nuk është e vërtetë. Shtëpia jonë është Roma”. Disa ditë pas shfryrjes me tizozët, Toti qetëson gjithçka. Fjalët e tij pas ndeshjes së Kupës së Italisë, kishin ngritur një re pluhuri shumë të madhe: “Shkova poshtë tifozëve, jam ofenduar dhe më kanë gjuajtur me shishe, ka thënë pasi ishte gjuajtur me shishe dhe ofenduar, kur shkoi të qetësonte turmën e tifozëve. Nuk e di pse ndodhi dhe nuk besoj se e meritoja këtë gjë. Është një plagë që vështirë se mund të shërohet dhe nuk e di se kur. Duhet të vlerësoj në qershor me shumë kujdes”. Dhe pas kësaj deklarate, përnjëherë u shikuan “thirrjet” e shumta në merkato, ku më shumë ishin të Interit. Por Toti nuk mendon të largohet nga Roma, edhe pas asaj që ndodhi të enjten. Është vetë ai që e konfirmon këtë që në një intervistë të lënë te “Canale 5”, “Shumë e vërtetë”. Ke ngelur keq nga sjellja e tifozëve?- është pyetur. “Po, është përgjigjur, sepse unë jam shumë i lidhur me këtë fanelë dhe këtë gjë e kam treguar shumë herë”. Je ndier me të vërtetë keq? “Është një plagë”, është përgjigjur. Toti për herë të parë ka folur edhe për relacionin që ka me të fejuarën e tij, Ilari Blasi, me të cilën në fund të sezonit, mund të martohet. Mbi faktin që “shoëgirl” e tij jeton në Milano dhe transferimit të tij në Milano ose te Interi, kapiteni i Romës ka shpjeguar: “Po, e di që flitet shumë, por nuk është e vërtetë”. Por shkoni shpesh në Milano, keni rënë shumë në sy: “Shkoj për të takuar Ilarin, sapo kam një moment të lirë. Më vjen shumë keq, por shtëpia jonë është Roma”. Dhe më pas vazhdon: “Jam shumë i kënaqur që tashmë gjeta një vajzë kështu. Ky është një raport shumë i rëndësishëm, i cili zgjat prej tre vitesh. Gjithashtu dëshiroj të them që dhe lidhja ime me fanelën verdhekuqe është shumë e rëndësishme”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›