E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kapelo: Kjo skuadër nuk preket!

23/05/2005  Pas disa javësh heshtje, Juventusi ka braktisur heshtjen e shtypit dhe ka folur pas festës së titullit në Livorno. Fabio Kapelo ka menduar në radhë të parë të mbyllë merkaton e bardhezinjve, pas zërave të javëve të fundit: “Mund të garantoj se lojtarët më të rëndësishëm nuk do të largohen nga Juventusi, as David Trezege. Ka pasur probleme fizike, por ka shënuar gjithmonë. Ku ta gjejmë një lojtar të tillë?”. Trajneri bardhezi ka komentuar edhe sezonin juventin: “Kemi treguar se kemi vendosmëri dhe dëshirë për të luftuar deri në fund. Kemi vuajtur, sepse Milani nuk na është ndarë deri në takimin direkt dhe ka qenë e vështirë nga pikëpamja psikologjike. Momenti vendimtar ka qenë kur fituam në Romë, ndaj Lacios, sepse ishim në emergjencë të plotë dhe nëse nuk do të fitonim, ndoshta do të ishim dorëzuar”, thotë Kapelo, i cili lavdëron edhe kundërshtarët: “Milani nuk u dorëzua kurrë dhe ka zhvilluar një kampionat madhështor. Del Piero? Unë i kam trajtuar të gjithë njësoj, ndodh që edhe të gaboj, por duhet të marr vendime për të mirën e skuadrës”. Në fund, trajneri i Juventusit flet edhe për merkaton: “Kemi kryer pak blerje në fillim të sezonit, por patëm fatin që rezultuan të suksesshme. Kemi disa ide dhe në role të ndryshme, por dua të bëj të qartë se lojtarët e rëndësishëm nuk do të largohen nga Juventusi”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›