E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen 7 hajdutë në kryeqytet

23/04/2009  Mes tyre të mitur

TIRANE- Policia e kryeqytetit ka mundur të verë në pranga shtatë persona nën akuzën e vjedhjes. Dy operacione të policisë kanë bërë të mundur arrestimin e grabitësve, të cilët ushtronin aktivitetin kryesisht në Tiranë. Policia tha se 4 persona janë arrestuar në bazë të operacionit të koduar “Sharra”, të cilët rezultojnë të implikuar në 11 vjedhje në kryeqytet.

Ndërsa tre personat e tjerë u kapën në flagrancë duke vjedhur në një dyqan në bulevardin “Zhan D’Ark”. Burime nga policia bëjnë të ditur se emrat e të arrestuarve janë J. A., 14 vjeç, banues në Lezhë, Dianos Marku, 18 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Bathore i dënuar më parë për vjedhje dhe Agron Zylfo, 33 vjeç, lindur dhe banues në Ibë, i dënuar dy herë për vjedhje. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në periudha të ndryshme kohore kanë kryer një sërë grabitjesh në disa biznese të kryeqytetit. Veprimi i fundit kriminal i tyre është regjistruar ditën e djeshme, ku janë kapur në flagrancë duke vjedhur shumën e parave prej 48 000 lekësh, në dyqanin e firmës “Shpiragu”, në Bulevardin “Zhan “D’Ark”, në pronësi të dy shtetasve. Ndërkohë nga hetimet e kryera, mbi këta shtetas ka rezultuar se i mituri J. A., i dyshuar si i implikuar në krimin e vjedhjes, është autor i një sërë vjedhjesh të tjera.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›