E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seanca e masakrës së Devollit, autori tregon detajet e arratisjes

Korçë, 4 shkurt, NOA Autori i masakrës së
Devollit, ku mbetën të vrarë tre vëllezërit Mulliri, është njohur në seancën e
parë gjyqësore ndaj tij me masën e sigurisë. Gjykata e Korçës i ka komunikuar
atij masën e arrestit Burg pa afat për krimin e rëndë që kreu pak ditë më parë
në fshatin Vidohovë të Devollit. Vetë i pandehuri Besim Karaj e ka pranuar
krimin që ka kryer para trupit gjykues, duke treguar më pas detaje të
arratisjes së tij.

Kështu, Karaj ka treguar sesi është drejtuar
drejt Thumanës, pas shinave të trenit që kalonte nga Korça.

Ndërkaq, seanca të tjera janë në përgatitje e sipër
për ngjarjen e rëndë të Devollit, ndërsa trupi gjykues, përveç të dhënave të
grupit hetimor, është duke marrë në konsideratë edhe të gjitha dëshmitë gjatë
procesit.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›