E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontroll nëpër sera për fidanë kanabisi

Fier

Ndonëse prej dy vitesh Qarku i Fierit është hequr nga lista e kultivimit të bimëve narkotike, masat e ndërmarra nga policia lokale janë të shumta. Zyrtarisht, Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier kanë thënë për gazetën “Shqip” se është ngritur një plan masash, ndërkohë që brenda pak ditësh pritet të krijohet shtabi rajonal i luftës kundër kultivimit të drogës. Një ndër masat e marra prej seksionit kundër drogës është kontrolli i të gjitha serave dhe vendeve ku dyshohet se kultivohen fidanë hashashi apo lloje të tjera drogash. Kontrollet janë shtrirë në të tria rrethet e qarkut Fier, Lushnjë dhe Mallakastër. Prej 10 ditësh agjentët civilë të antidrogës në bashkëpunim me inspektorët e fshatrave të komunave dhe lagjeve të qytetit kanë nisur kontrollin e të gjitha territoreve të kultivueshme.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›