PDK shpall fitoren në shumicën e komunave
Partia Demokratike e Kosovës e Kryeministrit Hashim Thaçi, ka shpallur fitoren në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të Kosovës, duke deklaruar se ka arritur të marrë shumicën e 21 komunave në të cilat është votuar dje për kryetarin. Dje, në orët e vona të ditës, nga selitë e partive kryesore janë dhënë deklaratat e para mbi rezultatet, ndërkohë që KQZ ka pritur përpunimin e plotë të fletëvotimeve. Sipas PDK-së kjo parti ka fituar në Komunat e Klinës, Dragashit, Prizrenit, Rahovecit, Mitrovicës, Vushtrisë, Lipjanit, Gjilanit, Vitisë, Kaçanikut dhe Malishevës. Shtabi zgjedhor i Partisë Demokratike të Kosovës ka shpallur fitoren e kandidatit të saj për kryetar të Mitrovicës, Avni Kastrati, i cili sipas shtabit të partisë, ka fituar 58 për qind të votave. Fitoren e ka konfirmuar edhe vetë kandidati Avni Kastrati, në bazë të votave të numëruara në mbi 80 për qind të vendvotimeve. Ndërkaq, kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Zafir Berisha, ka shpallur fitoren e kandidatit të kësaj partie, Ramadan Muja. Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt, ka shpallur fitoren në Pejë. Në një konferencë për shtyp, kryetari i shtabit zgjedhor të kësaj partie, Xhafer Dema, deklaroi se 75 për qind e votave kanë shkuar për Ali Berishën, kandidat i AAK-së, ndërsa Elmi Berisha i koalicionit LDD-AKR ka fituar 25 për qind të votave. Sipas zyrtarëve të AAK-së, kjo parti - respektivisht kandidati i saj Blerim Kuçi - ka fituar edhe në Suharekë. Mirëpo, mbetet të konfirmohet edhe ky rezultat. Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës e Presidentit Fatmir Sejdiu ka deklaruar se ka siguruar fitoren në katër komuna: Istog, mbi 70%, në Podujevë mbi 60%, Kamenicë 55% dhe në Novobërdë mbi 70%. Po ashtu ka fituar edhe kandidati i pavarur në Han të Elezit, i cili është mbështetur nga LDK.
KQZ
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Nesrin Lushta, bëri të ditur se në balotazhin e djeshëm votuan 37.88 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. "Numri i përgjithshëm i votuesve që kanë dalë sot në votim është 376 mijë e 337 persona ose 37.88 për qind", tha Lushta në një konferencë për gazetarë. Incidentet e evidentuara edhe nga shoqëria civile janë vlerësuar si minore dhe pa ndikim në procesin e tërësishëm zgjedhor. "Procesi i balotazhit ka shkuar në rregull. Vendvotimet kryesisht janë hapur me kohë. Ka pasur shumë vonesa të vogla vetëm në dy vendvotime. Dalja e qytetarëve ka qenë e mirë", tha Lushta. Në anën tjetër, rrjeti i organizatave joqeveritare "Demokracia në Veprim", që ka monitoruar raundin e dytë të zgjedhjeve, bëri të ditur se procesi i votimit në përgjithësi ishte i qetë. Drejtuesi i rrjetit, Ismet Kryeziu, tha se në balotazh janë regjistruar më pak parregullsi sesa në zgjedhjet e 15 nëntorit. Sipas KQZ-së, nga 1189 vendvotime, vetëm 26 prej tyre nuk janë hapur në orën e caktuar për shkaqe teknike, por kjo thuhet se nuk e ka penguar procesin zgjedhor. Në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, që i ka bojkotuar zgjedhjet komunale, nuk janë hapur vendvotime të rregullta, por KQZ thotë të ketë dërguar një numër të ekipeve mobile. Votimet e balotazhit janë monitoruar edhe nga vëzhgues të misionit europian ENEMO.