Përdhunoi fqinjën, dënohet me 5 vjet burg
Përdhunon fqinjën, dënohet me 5 vjet burg. Gjykata e Fierit ka dhënë dje vendimin për Agim Tabakun, i cili u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale të përdhunimit. Gjatë shqyrtimit gjyqësor të kësaj çështjeje ka rezultuar se i pandehuri Agim Tabaku dhe e dëmtuara janë fqinjë me njëri-tjetrin. E dëmtuara banonte vetëm në shtëpi me dy fëmijët e saj, pasi i shoqi ndodhej në emigracion. Në datën 29 mars të vitit 2009, Tabaku ka shkuar në shtëpinë e së dëmtuarës dhe ka qëlluar me gurë në muret e jashtme të banesës së saj. E dëmtuara ka parë se personi që kishte qëlluar ishte i pandehuri Tabaku, por nuk ka dalë nga shtëpia. Të nesërmen, kur ka qenë në tokat larg fshatit, gruaja është sulmuar nga Tabaku, i cili ia ka lidhur gojën dhe më pas e ka përdhunuar. Në përfundim të procesit, gjyqtari Alfred Konomi ka shpallur fajtor Tabakun dhe ka dhënë vendimin me 5 vjet heqje lirie për të.
#