E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen me motorë të vjedhur në Igumenicë, arrestohen shkodranët

Sarandë

Aventura e dy të rinjve nga qyteti i Shkodrës ka përfunduar në Sarandë. Ata kanë mundur të grabisin dy motoçikleta në Igumenicë, kanë mundur edhe të kapërcejnë kufirin e Qafë-Botës, por janë kapur nga policia shqiptare në Butrint. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ata janë: Eduart Lisi, 23 vjeç, me banim në lagjen Kiras të Shkodrës dhe Mondi Lisi, banor i lagjes “Vasil Shanto” në të njëjtin qytet. Të rinjtë janë kushërinj me njëri-tjetrin. Pas kapjes dhe arrestimit, ata kanë pranuar për uniformat blu veprën penale të vjedhjes me qëllim trafikimi të motorëve nga Igumenica.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›