E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen nga policia grabitësit e magazinës së lokomotivave



Durrës – Dy të akuzuar për vjedhjen e magazinës së lokomotivave u arrestuan nga uniformat blu të Durrësit. Sipas të dhënave policore në pranga u vunë Adhurim Duksani, 24 vjeç, i dënuar edhe më parë për vjedhje si dhe Fetah Çela, 19-vjeçar, banues në Peqin. Ndalimi i tyre u bë se në bashkëpunim me njëri-tjetrin si dhe një shtetas tjetër, i cili është shpallur në kërkim para pak javësh, kanë vjedhur me thyerje magazinën e pjesëve të këmbimit të Bazës Hekurudhore në lagjen 13 Plazh ku kanë marrë pjesë ndërrimi të lokomotivave. Në cilësinë e provës materiale policia ka bllokuar 12 copë pistona lokomotivash.

,b>Pranga të akuzuarit për mashtrim, mbante edhe pistoletë me vete

Durrës – Ndalohet Tin Doçi, banues në Shkozet, i cili ishte në kërkim policor prej tetë vjetësh. Sipas të dhënave policore Gjykata e Kurbinit me një vendim të vitit 2001, e kishte dënuar me tre vjet heqje lirie për veprën penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal. Në momentin e ndalimit të tij nga shërbimet e policisë, atij iu gjet edhe një armë zjarri pistoletë e markës Zastava si dhe 4 fishekë. Ky shtetas ka qenë i punësuar si roje në një firme private. Ndaj tij filloi procedimi penal për veprën e “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

27 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›