E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohet 50-vjeçari, dyshohet se vodhi një dyqan me pjesë këmbimi automjetesh



Shkodër – Plaçkitja e një dyqani me pjesë këmbimi për automjete ka vënë në lëvizje policinë rajonale në Shkodër, e cila arriti të kapë si të vetmin të dyshuar për krimin, Enver Gatili, 50 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Krujë. I sipërpërmenduri akuzohet se më 27 janar të këtij viti, në bashkëpunim me Gjovalin Lekën, i ndaluar një javë më parë, kanë vjedhur me thyerje një dyqan me pjesë këmbimi automjetesh në Malësi të Madhe. Kapja e tij u bë e mundur pas një operacioni të mirorganizuar nga efektivat e Seksionit të Krimeve Kundër Pronës.

Iu gjet lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari

Pogradec - Policia e Pogradecit ka realizuar kapjen në flagrancë, me 4 doza lëndë pluhur të ngjashme me atë të llojit heroinë, të 23-vjeçarit Fatjon Kamberllari. Sipas të dhënave policore për gazetën “Albania”, kjo sasi iu bllokua atij në cilësinë e provës materiale dhe do të dërgohet për ekzaminime në kushte laboratorike. Kamberllari mund të akuzohet për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” të parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

27 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›