E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, ministri Vasili përuron tri shtëpi “Casa Mimosa”



Përurohen në Shkodër tri shtëpi rehabilitimi e kurimi për personat me probleme mendore. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, mori pjesë dy ditë më parë në përurimin e tri shtëpive, “Casa Mimoza”. Ndërtimi i këtyre shtëpive ka qenë pjesë e Dokumentit Politik dhe Planit të Veprimit për Zhvillimin e Shërbimeve të Shëndetit Mendor në Shqipëri.
Në këto shtëpi rehabilitimi dhe kurimi me një kapacitet prej 12 -16 personash secila, është bërë i mundur sistemimi i 40 pacientëve rezidentë kronikë, që kanë qëndruar në shërbimin psikiatrik të Shkodrës.”Jetesa në komunitet në strehimin e mbështetur do të sigurojë përmirësime të mëdha në cilësinë e jetesës dhe do të ndihmojë në rikrijimin e rrjeteve sociale më natyrale për të sëmurët mendor.Këto pacientë do të jetojnë së bashku në strehimin e mbështetur, në mënyrë që të shmanget trans institucionalizimi” ka theksuar Vasili gjatë ceremonisë së inagurimit. Në këto shtëpi do të shërbejë një staf prej 8 kujdestarësh me kohë të plotë, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Strehimi i mbështetur nuk do të shërbejë vetëm si strehëz për shumë nga pacientët e institucionalizuar aktualisht, por gjithashtu do të jetë një strukturë tranzicioni për pacientët, që në rastin më të mirë i çon ata drejt një jete të pavarur ose drejt jetesës me asistencën më të vogël të mundshme. Gjithashtu në zbatim të Planit të Veprimit për Zhvillimin e Shërbimeve të Shëndetit Mendor në Shqipëri, për fuqizimin e shërbimeve komunitare të shëndetit mendor në qytetin e Shkodrës, si dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimit dhe përdorimin më eficent të burimeve në strukturat është parashikuar dhe ngritja e një Qendre Komunitare të Shëndetit Mendor (QKSHM) në shërbim të popullatës që mbulon poliklinika e Shkodrës, rikonstruksioni i së cilës tashmë ka përfunduar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›