E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen tre kallauzë klandestinësh

Tri persona kanë rënë në prangat e policisë me akuzën e favorizimit të kalimit të paligjshëm të kufirit. Burime policore nga Komisariati i kufirit në Sarandë thanë për "Shqip" se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Qafë Botës, kur Pëllumb Ndoji 22 vjeç nga Durrësi, Nail Faiku 27 vjeç nga Peqini dhe 20-vjeçari Renato Pasho nga Vrina e Sarandës, u kapën në kushtet e flagrancës duke ndihmuar për kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme të pesë shtetasve. Ndaj udhërrëfyesve u mor masa e arrestit, nën akuzën e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shumave të konsiderueshme.

Tho.Ni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›