E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen tre të mitur, tentuan të vjedhin një banesë në Bathore

Tiranë, 3 shkurt, NOA - Forcat e policisë së
Tiranës arrestuan në flagrancë tre të mitur për veprën penale të Vjedhjes, e
realizuar në bashkëpunim. Mësohet se ata janë personat me inicialet D.D, 14
vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Bathore; J.N, 14 vjeç, lindur dhe banues në
Bathore dhe R.Ç, 14 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Bathore. Kapja e tyre u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë
tentuar të vjedhin banesën në pronësi të një personi, të ndodhur në Bathore.

Nga puna e bërë rezulton se këta të mitur janë edhe autor të disa vjedhjesh
banesash të ndodhura në zonën e Bathores.

Materialet do ti kalojnë prokurorisë, në
gjendje të lirë për shkak të moshës, për veprat penale të Vjedhjes së mbetur
në tentativë dhe Vjedhjes në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134, 22 dhe
134, 25 të Kodit Penal.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›