Kapen tutorët shqiptarë të 6 prostitutave
ALBA - Karabinierët e qytetit të Albës në Itali, kanë përfunduar gjatë natës së djeshme një operacion kundër shfrytëzimit të qenieve njerëzore.
Të arrestuar janë dy shqiptarë njëri 29 vjeç me iniciale M.S., dhe tjetri 26 vjeç me iniciale G.P. I pari akuzohet për “shfrytëzim të minoreneve për prostitucion”, ndërsa i dyti për “shfrytëzim të qenieve njerëzore”, “trafik klandestinësh” dhe “armëmbajtje pa leje”. Prej disa muajsh hetimesh dhe mbledhjes së provave në rrugë operative policia ishte në dijeni të aktivitetit kriminal të të arrestuarve, duke i gjurmuar nga makinat e tyre luksoze, një “Mercedes-Benz” dhe një “Alfa Romeo”. Mendohet se këto mjete të shtrenjta i kanë përfituar nga shfrytëzimi në trotuaret e qytezës të 6 prostitutave, të moshës nga 17 deri 22 vjeçe. Vajzat kanë kombësi të ndryshme; tri rome, dy shqiptare dhe një braziliane. Vajzat prostituonin çdo natë nëpër trotuaret e këtij qyteti veriperëndimor të Italisë dhe në mënyrë të veçantë në rrugët “Piana Biglini”, “Vittoria” e “Pocapaglia”. Sipas policisë italiane, dy tutorët shqiptarë i dërgonin vajzat në vendin e punës dhe pastaj qëndronin rrotull nëpër zonë me makinat e tyre për të vëzhguar dhe për të evituar ndonjë problem që mund të lindte me ndonjë ‘klient’ që tentonte të mos paguante. Një arsye tjetër që tutorët qëndronin në zonë ishte dhe fakti për të eliminuar konkurrencën duke shmangur nga ambienti përreth, prostitutat që nuk kontrolloheshin prej tyre. Madje për këtë arsye ata ishin të armatosur me thika. Policia italiane pohon se vajzat ishin të kërcënuara për ushtruar prostitucion dhe për t’iu dhënë tutorëve një pjesë të fitimeve. Gjatë arrestimit disa prej vajzave kanë pranuar që ishin shfrytëzuar dhe kanë qenë të kërcënuara për të prostituuar. Ato kanë treguar se ishin të detyruara që të kishin marrëdhënie seksuale me 5-6 klientë secila dhe paguheshin nga 50 deri në 200 euro për klient. Ndërkohë dy të rinjtë shqiptarë janë arrestuar dhe aktualisht ndodhen në paraburgim, ndërsa u janë sekuestruar automjetet luksoze. Njëra prej vajzave, kombësia e së cilës është shqiptare, pas verifikimeve ka rezultuar të mos ketë dokumente për të qëndruar në Itali. Pas kësaj policia ka përgatitur dokumentacionin e duhur për përzënien e saj nga Italia dhe duke e rikthyer sërish në Shqipëri.