E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria, braktis prej një viti dosjen e Hamdi Haklajt

TIRANE – Dosja e Hamdi Haklajt, të vetmit nga djemtë e familjes së Muharrem Haklajt nga Kërrnaja e Tropojës, që ka mbetur gjallë

 është braktisur në Gjykatën e Tiranës nga përfaqësuesi i akuzës. Shkak për mospjesëmarrjen e prokurorit në seancat gjyqësore, që prej një viti është bërë fakti se i pandehuri Haklaj u arrestua në Suedi, dhe pasi aplikoi, mundi të siguronte azil politik në këtë shtet. E ndodhur në këtë situatë, kur humbi shpresat për ta sjellë në Tiranë me pranga, organi i akuzës pretendoi se dosja për Haklaj mund të transferohet në Suedi ku, 69-vjeçari do i nënshtrohet procesit gjyqësor. Haklaj akuzohet për një ngjarje të qershorit të vitit 2004, kur në një pritë të organizuar në periferi të qytetit të Bajram Currit u qëlluan anëtarë të fisit Hoxha, mes të cilëve pati dy viktima, ndërsa një tjetër vdiq më pas në spital. Pas kësaj ai u shpall në kërkim, ndërsa qe e pamundur të prangosej pasi u largua jashtë vendit. Pas gjurmimit nga policia suedeze ai u identifikua në një qytezë jugore të këtij shteti derisa u prangos në mars të vitit të kaluar.       f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›