E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet 26-vjeçari, strehoi autorin e ngjarjes së të dielës tek Dogana



Tiranë – Vetëm pas 24 orë hetimesh për ngjarjen e së dielës në afërsi të Doganës së Tiranës, ku nga atentati me armë mbetën të vdekur dy persona, u mundësua identifikimi dhe më pas arrestimi në flagrancë i 28-vjeçarit Isa Lusha. Ai dyshohet se menjëherë pas ngjarjes ka ndihmuar autorin e dyshuar të krimit, Bashkim Qefalia, duke e transportuar atë për t’iu fshehur forcave të policisë. Në lidhje me këtë ngjarje, strukturat e Policisë së Tiranës, kanë vendosur shumën e parave prej 500 mijë lekëve shpërblim, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, Bashkim Qefalia, i cili tashmë është identifikuar. Në çdo rast do të ruhet anonimati duke telefonuar në numrat 069 41 11 021 si dhe në numrin telefonik pa pagesë 129. Ndërkaq, bëhet e ditur se materialet e përpiluara në ngarkim të Isa Lushas do t’i kalojnë Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale të “Përkrahjes së autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal.

29 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›