E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Do hetojmë manipulimet e Berishës

 

Deputeti i qarkut të Tiranës, Sajmir Tahiri theksoi se pika e parë në axhendën e Partisë Socialiste në Parlamentin e ri është nxjerrja e fakteve të manipulimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. “Shprehet qartë në rezolutën e kryetarit të Partisë Socialiste dhe detyra jonë kryesore, e cila besoj do të jetë edhe në rendin e axhendës së Parlamentit të ardhshëm është skanimi i të gjitha fakteve dhe i gjithë korrupsionit elektoral para gjatë dhe pas 28 qershorit. Produkt i të cilave është kjo maxhorancë ilegjitime dhe kjo qeveri po kështu ilegjitime”, u shpreh Tahiri. Ai theksoi se: “PS do marrë pjesë në punimet e Parlamentit dhe nuk bëhet fjalë për bojkot për sa kohë që Parlamenti është forumi ku ne duhet të marrim ato iniciativa, që do hetojmë të gjitha manipulimet që kanë ndodhur në këto zgjedhje dhe për të nxjerrë të vërtetën për shqiptarët, që kërkojnë më shumë se kurrë të vërtetën elektorale, por edhe politike të këtyre zgjedhjeve”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›