E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet 28 vjecari, tregtonte “Marlboro” kontrabandë

I riu nga Pogradeci u prangos ne Elbasan. Policia i sekuestroi 40 minikoli me 2 mijë paketa cigare të markës Marlboro të bardhë pa pullë fiskale, me vlerë 400.000 lekë, të cilat kishin si destinacion, Tiranën 

ELBASAN- Një shtetas u arrestua në fragrancë nën veprën penale të tragtimit të mallrave kontrabadnë. Policia e Elbasanit bëri të ditur se shtetasi 28-vjeçari Besnik Shuli me banim në Pogradec, u arrestua mbrëmë vonë, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në mjetin e tij tip "Ëolsvagen" me targë PG 181 A, në unazën e qytetit të Elbasanit, u kap duke transportuar mall kontrabandë.
Policia gjeti dhe sekuestroi nën cilësinë e provës materiale 40 minikoli me 2 mijë paketa cigare të markës Marlboro të bardhë pa pullë fiskale, me vlerë 400.000 lekë, të cilat kishin si destinacion, Tiranën. Aktualisht Shuli ndodhet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të policisë së Elbasanit në prtitje të hetimit për veprën penale " tregëtim dhe transportim i mallrave kontrabandë".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›