E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet 34-vjeçari me një vizë false

Një 34-vjeçar është dërguar
për ndjekje penale, pasi
është kapur me vizë të falsifikuar,
duke tentuar të dalë nga
Rinasi. Burimet policore bënë të ditur
se dje në drekë, nga ana e seksionit
të hetimit të krimeve në Komisariatin
e Policisë Rinas, janë
dërguar materialet në prokurori në
ngarkim të Fredi Softës, lindur dhe
banues në fshatin Sheqeras të Korçës.
Sipas policisë, dje rreth orës
10.55, është paraqitur në kabinat
e daljes së shtetasve të ndryshëm,
që udhëtojnë jashtë territorit të
vendit, Fredi Softa, i cili po udhëtonte
për në drejtim të Turqisë.
Gjatë verifikimit të dokumentacionit
të tij, rezultoi se ai dispononte
si dokument udhëtimi pasaportën
e tij shqiptare të zakonshme,
ku ndodhej një vizë shengen
greke, me datë lëshimi 14 korrik
2007 dhe datë mbarimi 13 tetor
2007. Për këtë, policia tha se dyshohet
se është e falsifikuar, pasi
kishte korrigjim në afatin e lëshimit,
si dhe të skadimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›