E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lihen të lirë motoçiklistët durrsakë

Gjirokastër

Gjykata ka vendosur të lërë të lirë tre motoçiklistët durrsakë që “tronditën” policinë e Gjirokastrës. Ata duhet të paraqiten dy herë në muaj në organin rajonal të akuzës, deri në përfundim të hetimit. Ky ka qenë vendimi i dhënë nga një trup gjykues i Gjykatës së Gjirokastrës pasditen e djeshme. Klement Killo dhe Indrit Belegu, të cilët u arrestuan fundjavën që shkoi dhe Kreshnik Kuçi, detyrohen të paraqiten dy herë në muaj në Prokurorinë e Gjirokastrës, pasi kanë kundërshtuar forcat e policisë në momentin kur këto të fundit u kanë kërkuar të ndalonin. Prokurori Spartak çoçoli ka kërkuar për dy të rinjtë e arrestuar këtë masë të lehtë sigurie, nisur edhe nga rrethanat e pranimit të fajit prej të arrestuarve në momentin e marrjes në pyetje nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore. Argumentet e akuzës janë mbështetur edhe nga avokati i Killos dhe Belegut, Spiro Kasapi. Në përfundim të seancën, gjyqtari Pëllumb Vehbiu ka vendosur lirimin në sallën e gjyqit për 21-vjeçarët Killo e Belegu. Dy të rinjtë, së bashku me Kreshnik Kucin, mesditën e së dielës kanë vënë në lëvizje efektivat e policive të Gjirokastrës dhe të Tepelenës, duke sfiduar tre postblloqe në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›