E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhte rroba në Tiranë, bënte tregti në Vlorë

Zbulimi

Vinte nga Vlora në Tiranë për të vjedhur sende të ndryshme dhe më pas i shiste në vendlindjen e saj. Bëhet fjalë për një 24-vjeçare, e cila është kapur në banesën e një personi në Sauk, e cila kishte mbushur një çantë me rroba dhe po tentonte të arratisej. Bëhet fjalë për një rast të ndodhur dje, ku shërbimet e Komisariatit nr. 1 kanë vënë në pranga Najada Gucajn, 24 vjeçe, lindur e banuese në fshatin Matoçinë të Vlorës. Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se i zoti i shtëpisë e kishte kapur duke vjedhur rroba në banesë. Menjëherë, ai ka njoftuar policinë, që kanë bërë shoqërimin e vajzës. Sipas të dhënave, ajo vidhte sende të ndryshme në Tiranë dhe i shiste në fshatin e saj kundrejt çmimeve të ndryshme.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›