Kapet banda italo-shqiptare e drogës, pranga 27 personave
Shkatërrohet një bandë shqiptaro-italiane, që merrej me trafik droge në Itali. Agjencitë e lajmeve italiane, referuar njoftimeve të policisë, bëjnë të ditur se një operacion i madh antidroge është zhvilluar në Peruxhia, ku forcat policore kanë mundur të arrestojnë 27 persona, nga 34 urdhër-arreste që kishte dhënë prokuroria. Operacioni antidrogë u krye nga policia e Folinjos. Personat e ndaluar akuzohen për posedim dhe shpërndarje droge të tipit kokainë. Banda, sipas policisë, ishte e përbërë nga shqiptarë dhe italianë. Thuajse në gjithë bandat e drogës që shkatërrohen nga policia italiane, ka elementë shqiptarë. Shqiptarët, madje në shumë organizata janë krerë të trafikut ndërkombëtar të drogës që vjen nga Kolumbia, por edhe nga Afganistani dhe Azia dhe më pas kalon transit në Ballkan, duke pasur si destinacion tregjet europiane. Ky operacion ndodh në kohën kur sapo është botuar raporti i Departamentit amerikan të Shtetit për drogat, ku Shqipëria, ashtu si vite më parë, mbetet vend transit për kalimin e drogave drejt Europës.
#