E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbërrin në Durrës nëndetësja turke e paqes

Ndërsa Turqia po kalon nëpër një periudhë plot tensione mes qeverisë dhe ushtrisë, për shkak të një të ashtuquajturi grusht ushtarak, një nëndetëse turke e klasit 209 është ankoruar në Portin detar të Durrësit. Kjo është nëndetësja e parë që futet në port pas viteve ‘90. Turqia konsiderohet si një aleat strategjik i Perëndimit në Lindjen e Mesme, po në gjendjen aktuale duket si një rrezik për stabilitetin në rajon, ndonëse deklarohet se kriza do të zgjidhet brenda rendit kushtetues. Vizita e saj dyditore në vendin tonë bëhet në kuadrin e forcimit të marrëdhënieve mes flotave ushtarake detare të dy vendeve tona dhe operacioneve të NATO-s.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›