Gramsh, kapen dy të rinj me heroinë
Kapen me drogë dy të rinj gramshiotë. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se rreth orës 03:00 të së martës, operacioni i koduar “Ajsberg” është finalizuar me ndalimin e 23-vjeçarit Kastriot Boçi, banor në lagjen “Sporti” dhe 21-vjeçarit Ervin Kume, banor i lagjes “Xhile Liçi” të këtij qyteti. Të njëjtat burime saktësojnë se në momentin e ndalimit, dy të rinjve u është gjetur lëndë narkotike, që dyshohet të jetë heroinë. Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesat e tyre, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës material tri aparate celularë, një thikë dhe 11 mijë lekë. Po punohet për dokumentimin e plotë të saj dhe janë në vëzhgim edhe persona të tjerë që mund të kenë lidhje me këtë ngjarje.
#