Konverton gjobën në burg, arrestohet
Konvertimi i dënimit nga dy milionë lekë gjobë për veprën penale të “dhënies së ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit”, i ka kushtuar dënimin me 13 muaj burg një 24-vjeçari nga një fshat i Rrethit të Beratit. Burimet zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se ka rënë në pranga Armand Daullja, banues në fshatin Gajdë në Rrethin e Beratit, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit të Sarandës për “dhënien e ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit”. Beratasi u gjykua në gjendje të lirë për këtë vepër penale, pasi akuzohej se siguronte lidhje me banorë nga zonat e Beratit e Kuçovës, të cilët më pas kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë. Por, pas shpalljes së vendimit të gjykatës, 24-vjeçari nga Berati ka kërkuar konvertimin e dënimit, duke preferuar burgun.
#