Babai vret veten pas vdekjes së djalit
Shkurt
Vetëhelmohet, nuk përballoi dot humbjen e të birit. Vdekja e djalit të vet, një vit më parë, e kishte zhytur në një depresion të thellë, nga i cili nuk e ka gjetur forcën të dalë. Rreth orës 15:00 të së hënës, 61-vjeçari Enver Hoxha është gjetur i vdekur nga familjarët e tij. Ata e kanë gjetur të pajetë në një parcelë toke të punuar në fshatin Bushnesh të Krujës, ku dhe familja banon. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore mendohet se shkak i vdekjes është vetëhelmimi i viktimës. Ai ka përdorur helm që përdoret kryesisht për ngordhjen e minjve, fostoksinë, për t’i dhënë fund jetës së tij. Familjarët kanë dëshmuar se Hoxha nuk kishte arritur ta merrte veten pas vdekjes së djalit, fatkeqësi që i kishte ndodhur një vit më parë.
#