E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre në pranga, për vjedhjen e një banese

Berat

Tre persona nga qyteti i Beratit kanë rënë në pranga të policisë, pasi dyshohen se janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura gjatë kohëve të fundit. Burime të komisariatit të këtij qyteti bëjnë me dije se në orët e para të mëngjesit të djeshëm janë ndaluar Erald Nuhu 23 vjeç dhe Roland Polovina 22 vjeç, pasi akuzohen se kanë vjedhur tri banesa në lagjen “30 Vjetori”, në këtë qytet. Ndërkaq, në prangat e policisë ka rënë dhe Ermal Xheladini 25 vjeç, banor po i këtij qyteti. Ndalimi i tij është bërë pasi ka përkrahur dy autorët pas vjedhjes, duke i strehuar dhe përfituar prej tyre mallrat e vjedhur.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›