E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet duke grabitur studenti që u plagos nga e dashura

 

VLORE - Studenti i universitetit "Ismail Qemali", që pak javë më parë u plagos nga e dashura me thikë në qafë, tentoi të grabisë një dyqan në Vlorë. Sipas policisë, Klaudio Kamberaj, 21 vjeç, u arrestua pasi u identifikua si autor i një tentative grabitje. Mësohet se ish-studenti i përjashtuar për thyerje të disiplinës dhe rregullores së universitetit, është kapur mbrëmjen e së mërkurës në afërsi të lagjes "24 maji", gjatë kohës që do të hapte lokalin e shtetasit A.Binjaku. Policia ndërhyri në kohë, duke arrestuar Kamberaj, i cili do ta kryente veprën penale në bashkëpunim me disa persona të tjerë. I riu është dërguar në ambientet e Komisariatit të Vlorës ndërsa u akuzua për "vjedhje në bashkëpunim". Policia bëri të ditur se po punon për identifikimin e personave që ishin së bashku me 21- vjetarin, të cilët i shpëtuan prangave. Klaudio Kamberi u përjashtua nga shkolla bashkë me të dashurën, e cila e plagosi me një mjet të mprehtë pas sherrit në ambientet e fakultetit. E reja e akuzoi Kamberin në polici se ishte përdorues droge dhe i kërkonte asaj para.                    q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›