E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet duke kaluar klandestinë

04/03/2009  I riu u mori nga 700 euro

GJIROKASTER - Një shtetas shqiptar është ndaluar në flagrancë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga policia kufitare e Përmetit, pasi po tentonte të ndihmonte për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshëm tre shtetas, përkundrejt fitimit prej 700 euro secili.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së qarkut Gjirokastrës, pohuan dje se, Aleksandër Zhaka, 23 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Bodar të rrethit Përmet, është ndaluar në flagrancë nga shërbimet e policisë kufitare, në vendin e quajtur “Ura e tretë” në Përmet, në afërsi të kufirit të gjelbër me shtetin grek së bashku me 3 shtetas të tjerë, ndërmjet tyre dhe një femër nga fshati i tij, të cilët po tentonin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Klandestinët janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje në lidhje me mënyrën e kontaktimit dhe të organizimit për kalimin e kufirit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›